Intervistuesi: Jena këtu në qytetin e Lezhës dhe flasim me një zonjushë. Si e keni emrin ju lutem?
Afërdita: Afërdita.
Intervistuesi: Afërdita, ju lutem, a mund të më tregoni si e kaloni ju një ditë të zakonshme? Çfarë bëni ju nga mëngjesi deri në darkë?
Afërdita: Unë faktikisht jam një grua e martuar. Kam tre fëmijë dhe burrin. Zgjohem herët në mëngjes, mundohem t’ju përgatis diçka fëmijëve dhe të pastaj ato të nisen në shkollë. Mbasi bëj punët e shtëpisë dal dhe shikoj, e bëj diçka pazar. Vi, pastaj për të bërë gati drekën fëmijëve.
Intervistuesi: Çfarë zakonisht bëni për drekë?
Afërdita: Zakonisht, fëmijët i kam mësuar për të ngrënë gjithfarë ushqimi. Po më shumë preferojnë mish dhe peshk.
Intervistuesi: Po në punë kur dilni?
Afërdita: Në punë e kemi me turne, dy turnesh sepse unë punoj në çerdhen “Tom Alimhilli”.
Intervistuesi: Oh në çerdhen “Tom Alimhilli”, po, po është një çerdhe, çerdhe e njohur, shumë mirë. Po, mbasdreke?
Afërdita: Mbasdreken. Kur jam mbasdreke e kaloj në punë me gjithë fëmijët, megjithëse edhe punën e kam një fije të ngarkuar sepse janë fëmijë të vegjël që duhet t’ju rrish afër sepse ju mungon prindi në atë orë që ato janë me ne. Pastaj, mbasi mbaron puna kthehem në shtëpi nga ora tetë e gjysëm- nëntë.
Intervistuesi: Me të vërtetë ju paskeni një ditë shumë të ngarkuar. Ju faleminderit.
Afërdita: Faleminderit edhe juve.
Një ditë e zakonshme e Suelës
Unë jam Suela. Jam mësuese në shkollën e mesme “Oso Kuka”. Jam e martuar dhe nuk kam fëmijë. Një ditë e zakonshme për mua është shumë e zënë. Çfarë të them? Zgjohem herët në mëngjes dhe përgatis mëngjesin për burrin dhe veten time. Zakonisht, nuk e ha mëngjesin në shtëpi po e marr me vehte dhe e ha nga ora nëntë në shkollë.
Mësimi në shkollë fillon në orën tetë. Unë jap mësim katër orë në ditë. Kthehem në shtëpi nga ora një ose dy e drekës. Përgatis drekën, supë dhe sallatë çdo ditë. Po ashtu gatuaj edhe një gjellë tjetër si p.sh. speca të mbushur, byrek por na pëlqen shumë peshku. Mbasi hamë drekë pushojmë pak.
Mbasdreke shkoj për visitë te prindërit ose dalim me burrin në vizita të ndryshme. Darkë hajmë zakonisht nga ora tetë e mbrëmjes dhe pastaj shikojmë televizor ose lexoj ndonjë libër.